Aktualitet

Raporti për transparencën fiskale 2021, DASH: Shqipëria përmbush kërkesat minimale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 25/06/21 |
mapo.al

Departamenti i Shtetit (DASH) ka paraqitur Raportin e Transparencës Fiskale për vitin 2021. Raporti përshkruan kërkesat minimale të transparencës fiskale të zhvilluara, azhurnuara dhe forcuara nga Departamenti në konsultim me agjencitë e tjera përkatëse federale.






DASH arriti në përfundimin se, nga 141 qeveri të vlerësuara, 74 plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale, mes tyre edhe Shqipëria.


Dy qeveri, Nigeria dhe Gambia, plotësuan kërkesat minimale në 2021. Në një kohë ku në vitin 2020 nuk e kishin bërë një gjë të tillë.  Sipas raportit të DASH, 17 qeveri kanë bërë përparim të dukshëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale.







Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si plotësuese të kërkesave minimale të transparencës fiskale për 2021: Afganistan, Shqipëri, Argjentinë, Armeni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Botsvana, Brazil, Bullgari, Burkina Faso, Cabo Verde, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Côte d ‘Ivoire, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Ishujt Marshall, Mauritius, Meksikë, Mikronezi (Shtetet e Federuara të), Moldavia, Mongoli, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nigeria, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panama, Paraguai, Peru, Filipine, Poloni, Portugali, Rumani, Samoa , Serbia, Sishel, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timor-Leste, Togo, Tonga, Trinidad dhe Tobago, Tunizi, Turqi, Uganda dhe Uruguaj.




1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas