5199 qendra votimi janë hapur për 3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë të cilët do të zgjedhin 140 parlamentarët e rinj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar disa herë gjatë ditës së sotme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare, duke raportuar pjesëmarrjen e votuesve dhe problematikat. Pas orës 14.00 nuk ka pasur përditësim të dhënash pasi aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është sulmuar. Por ka qënë vetë Celibashi që në një status në Twitter ka lajmëruar se situata u normalizua me aplikacionin dhe raportimi po vijon mormalisht. Sipas të dhënave të deritanishme pjesëmarrja në votime është më e lartë se ajo e zgjedhjeve të mëparshme në vitin 2017.
Pjesëmarrja – KQZ publikon shifrat: Ora 19:00, votuan 48.59 e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime, ku raportohet se deri në orën 19:00, kur u mbyll edhe procesi i votimit, kanë votuar 48.59 për qind në rang vendi.
Pjesëmarrja/ Deri në orën 18:00, kanë votuar 45.37% e qytetarëve
45.37% e qytetarëve kanë shprehur vullnetin e tyre duke votuar, deri në orën 18:00. Ky është përditësimi më i fundit nga KQZ. Dibra ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë me 51.29% të votuesve, e ndjekur nga Tirana me 51.51%. Ndërsa Vlora dhe Gjirokastra regjistrojnë shifrat më të vogla të pjesëmarrjes, përkatësisht 32.94 dhe 39.39. Edhe Shkodra ka shënuar pjesëmarrje të ulët, me 39.59% e qytetarëve të cilët kanë votuar deri në orën 18:00.
Më poshtë grafikat e KQZ:
Pjesëmarrja/ Deri në orën 17:00, kanë votuar 43.89% e qytetarëve
Në faqen e KQZ u përditësua rezultati i pjesëmarrjes në votime për orën 17:00. Nga rezultatet mesohet se kanë marrë pjesë në votime 43.89% e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja më e madhe shënohet në qarkun e Dibrës, ku kanë votuar 49.59 % e qytetarëve , ndërsa më e ulët, raportohet në qarkun e Vlorës, ku kanë votuar 31.68%. Pjesëmarrje të lartë shënohet edhe në qarkun e Tiranës me 49.31 %.
Më poshtë grafikat e KQZ:
Pjesëmarrja/ Deri në orën 16:00 kanë votuar 40.81% e qytetarëve
Në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vjen rezultati i orës 16:00 për pjesëmarrjen. Shikohet se kanë marrë pjesë 40.81 % e votuesve në rang Kombëtar. Në numra realë votuesish kjo përkëthehet në 543.319 qytetarë pjesëmarrës. Ndërsa në Tiranë shënohet shifra e pjesëmarrjes prej 46.21% e po e së njejtës orë, e cila eshtë dhe më larta. Qarku Vlorë paraqitet me shifrën më të ulët të pjesëmarrrjes me 29.45%.
Pjesëmarrja/ Deri në orën 15:00 kanë votuar 37.97% e qytetarëve
Përditësimet e shifrave të votimeve deri në orën 15:00 tregojnë se kanë votuar 37.97% e votuesve, e përkthyer në 394.319 qytetarë. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vijon të mbetet Tirana me 43 .01% pjesëmarrje, e ndjekur nga Dibra me 42.95%, dhe qarku me më pak votues është Vlora me 27.72% pjesëmarrje.
Pjesëmarrja/ Deri në orën 14:00 kanë votuar 35.62% e qytetarëve
35.62% e shqiptarëve kanë votuar sot për Parlamentin e ri deri në orën 14.00. Kjo shifër zbulohet nga raportimi i faqes në internet të KQZ dhe i referohet orës 14:00. Kryeson Qarku i Kukësit për momentin me një prezencë prej 41.37% e votuesve. Ndërsa me pjesëmarrjen më të ulët paraqitet qarku i Vlorës me 26.03%.
Pjesëmarrja/ Në orën 11:00 kanë votuar 20.5% e qytetarëve
Përditësimet e shifrave të votimeve deri në orën 11:00 tregojnë se në katër orët e para kanë votuar 20.5% e votuesve, e përkthyer në 283,365 qytetarë. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vijion të mbetet Tirana me 23% pjesëmarrje, e ndjekur nga Elbasani me 22.49%, dhe qarku me më pak votues është Vlora me 14% pjesëmarrje.
Pjesëmarrja/ Në orën 10:00 kanë votuar 15.7%
Raportime nga KQZ bëjnë me dije se deri në orën 10:00 kanë marrë pjesë në votime 15.7% e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja më e madhe shënohet në qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 17.28 % e qytetarëve , ndërsa më e ulët, raportohet në Qarkun e Gjirokastrës, ku kanë votuar 11.04%.
Pjesëmarrja/ Në orën 9:00 kanë votuar 7.36% e zgjedhësve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri me dije se deri në orën 9:00 kanë marrë pjesë 7.36% e votuesve në zgjedhje në rang Kombëtar. Në numra realë votuesish kjo përkëthehet në 61.439 qytetarë pjesëmarrës. Ndërsa në Tiranë shënohet shifra e pjesëmarrjes prej 8.36% e po e së njejtës orë, e cila eshtë dhe me larta. Qarku Vlorë paraqitet me shifrën më të ulët te pjesëmarrrjes me 5.4%.
Celibashi: Aplikacioni i KQZ-së është sulmuar kibernetikisht
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është sulmuar. Bëhet fjalë për programin që update-on të dhënat e shifrave të votuesve, orë pas ore. Në komunikimin e radhës për procesin e votimit, Celibashi tha se situata do të marrë zgjidhje, por në rast se nuk ndodh diçka e tillë, ekziston një plan B dhe C për të pasqyruar pjesëmarrjen. Aplikacioni, sqaroi kreu i KQZ-së, përdoret nga operatorët me skanim dhe prej një ore, nuk po sigurohet dot informacion për pjesëmarrjen për shkak se sistemi i raportimit është sulmuar kibernetikisht. Celibashi mëshoi se nuk ka asnjë qendër që të jetë bllokuar procesi i votimit, por vetëm qendra që vonojnë në informim.
Celibashi: Rikthehet në punë aplikacioni i KQZ-së, pasi ishte sulmuar
Rikthehet në punë aplikacioni i KQZ-së, pasi ishte sulmuar. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një mesazhi në Twitter.Celibashi njoftoi se rifilluan raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ. “Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan Celibashi.
Mapo.al