fbpx

KMR

‘Rapunzeli’ i jetës reale, trondit me arsyen pse nuk i pret flokët





               Publikuar në : 16:57 - 27/02/19 |
mapo.alm

Nilanshi Patel është një e re nga India, e cila ka flokët më të gjatë në botë dhe ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness. Flokët e saj janë 1.70 cm dhe në një intervistë, adoleshentja ka treguar arsyen përse nuk i ka prerë ato. Kur ishte 6 vjeçe, një parukiere ja preu aq keq flokët Nilanshit, sa ajo vendosi mos t’i priste kurrë më.




“I preva flokët, dhe më bënë një prerje aq të shëmtuar, sa vendosa të mos i pres më. E mora këtë vendim kur isha vetëm 6 vjeç dhe që atëherë nuk kam prerë më asnjë fije floku. Njerëzit mendojnë se unë kam shumë probleme me flokët, por unë nuk kam asnjë, luaj sport dhe bëj gjithçka tjetër, flokët janë fatsjellëse për mua”, është shprehur ajo.


Miqtë e saj e thërrasin Nilanshin Rapunzel, ndërsa më tej ajo ka treguar se prindërit e kanë mbështetur në këtë vendim.


Etiketa: , , , ,

Pas