Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rast i mirë për shqiptarët, Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj

Agjencia Federale e Punës në Gjermani pohon, se ekonomia dhe kompanitë e mesme mbështesin ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Ekonomia nuk mund të funksionojë në formën e tanishme pa punëtorët shtesë.

by us er1
30/11/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. “Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar ku mund t’ia dalim pa emigracion të madh”, tha Nahles për gazetën Süddeutsche Zeitung. “Gjermania është një vend imigrimi.” Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë dhe punëtorë të kualifikuar në vit, shtoi ish-shefja e Partisë Socialdemokrate (SPD), tani drejtuese e Agjencisë Federale të Punës.

Nahles: Ende shumë pengesa për punëtorët e huaj



Punëtorët e huaj ende duhet të kapërcejnë një numër relativisht të madh pengesash për ardhjen në Gjermani. Kjo fillon me pengesat në lëshimin e vizave dhe kalon përmes zyrave të imigracionit me staf të pamjaftueshëm e deri tek njohja e diplomave dhe barrierat gjuhësore. Prandaj, politikanët duhet të veprojnë dhe t’i lehtësojnë gjërat, mendon Nahles. Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është çështja qendrore e tregut të punës.

Në të njëjtën kohë, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit paralajmëroi se edhe potenciali i brendshëm i punëtorëve duhet të shfrytëzohet më mirë. “75 për qind e grave janë të punësuara, por shumë punojnë me kohë të pjesshme. Të rinjtë me prejardhje migrimi duhet të mbështeten më shumë se më parë,” tha ajo. Gratë me prejardhje migrimi janë kanë shpesh më shumë pengesa në tregun gjerman të punës. “Edhe të moshuarve apo të papunëve nuk u janë dhënë mundësi të mjaftueshme deri më tani.”

Schnitzer: Lehtësimi i marrjes së shtetësisë “absolutisht i mirëpritur”

Në këtë kuadër, kryetarja e ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, mbështeti reformën e ligjit të shtetësisë të planifikuar nga qeveria federale. Marrja më e lehtë e shtetësisë forcon integrimin e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, tha për gazetat e grupit Funke kryetarja e këshillit të ekspertëve, duke folur për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. “Në funksion të ndryshimit demografik dhe mungesës në rritje të punëtorëve, në veçanti punëtorëve të kualifikuar, kjo është padyshim për t’u mirëpritur.”

Shoqata Federale e Bizneseve të Mesme (BVMW) gjithashtu mbështet këto plane. Reduktimi i pengesave burokratike në natyralizimin e inxhinierëve të softuerëve si dhe personelit të infermierisë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për ardhjen dhe mbetjen e tyre në Gjermaninë në terma afatgjatë, tha Drejtori i rrjetit editorial Gjermani (RND) Markus Jerger.

Qeveria federale dëshiron të ulë pengesat ligjore për marrjen e shtetësisë gjermane. Në të ardhmen, duhet të jetë e mundur të merret shtetësia pas vetëm pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, në vend të tetë vjetëve siç është tani. Në rastin e “arritjeve të veçanta të integrimit” kjo duhet të jetë e mundur pas tre vjetësh. Partitë e Unionit e refuzojnë

projektin, e rezerva ka edhe një pjesë e partisë liberale në pushtet, FDP.

Zyra Federale e Statistikave: Emigracioni më i lartë neto që nga viti 1990

Ndërkohë, Enti Federal i Statistikave njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë se një milion njerëz me shtetësi të huaj kanë ardhur në Gjermani. Emigracioni neto nga janari deri në qershor ishte 1.046.000, sipas zyrës me seli në Wiesbaden. Kjo është vlera më e lartë brenda një gjysmë viti, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Popullsia në Republikën Federale u rrit me 2.9 milionë nga fundi i vitit 2014 deri në mes të vitit 2022. Por numri i njerëzve me shtetësi gjermane është zvogluar, thonë statisticienët. Rritja është kryesisht për shkak të migrimit të refugjatëve nga rajonet e përfshira në luftë dhe dhunë, si në Siri, Afganistan dhe Irak në 2015/2016. Por numri këtë vit është shtuar veçanërisht për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e flukse mjaft të mëdha ka edhe nga vendet e BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Polonia. /DW/

Tags: Agjencia për PunëAndrea NahlesGjermaniapunetore te huajshtetesia

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Katar 2022/ Argjentina sot luan për kualifikim, e gjithë vëmendja te Messi

Katar 2022/ Argjentina sot luan për kualifikim, e gjithë vëmendja te Messi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In