Bota

Rast i paprecedent brenda NATO-s: Turqia sfidon SHBA






               Publikuar në : 12:44 - 12/07/19 |
mapo.al

Turqia ka marrë pjesët e para të një sistemi mbrojtje raketash ruse S-400, pavarësisht kundërshtive nga SHBA. Dërgesa ariti të premten në Ankara. Kjo lëvizje pritet të zemërojë SHBA, e cila ka paralajmëruar se Turqia nuk mund të ketë edhe sistemin e mbrojtjes anti-raketë S-400, edhe avionët luftarakë amerikanë F-35.


Turqia dhe SHBA janë aleatë të NATO-s, por Turqia ka vendosur lidhje të ngushta me Rusinë.

“Kjo duket se do të nxisë një çarje të madhe mes Uashingtonit dhe një prej aleatëve kryesore të saj në NATO. Për një anëtar të aleancës, blerja e një pajisje të tillë nga Rusia është thuajse e pashembullt,” shkruan Jonathan Marcus, korrespondent i sigurisë pranë BBC.

Turqia ka vendosur të blejë 100 avionë amerikanë F-35 dhe ka investuar fuqishëm në këtë program. Por amerikanët thonë se nuk duan që avionët e tyre të qëndrojnë pranë sistemeve S-400, pasi druhen se teknikët rusë do jenë në gjendje të kenë akses tek avionët F-35.

“Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duket se beson se, pavarësisht se çfarë thotë Pentagoni, presidenti Donald Trump është më pak armiqësor ndaj blerjes së raketave ruse. Një provë e madhe për lidhjet mes Ankarasë dhe Uashingtonit po gatuhet,” shkruan Marcus.

SHBA ka vendosur që tani të ndalojë dërgimin e avionëve të saj në Turqi dhe ka pezulluar trajnimin e pilotëve turq.

Jo vetëm kaq, por SHBA mendon ta heqë Turqinë plotësisht nga programi, pasi pjesë të avionëve F-35 prodhohen aty dhe ky vend do bëhej një qendër e rëndësishme e mirëmbajtjes së avionëve të këtij lloji.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas