Aktualitet

158 raste të reja me koronavirus, qytetet ku është shpërndarë infeksioni








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 06/10/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot shifrat e reja të situatës epidemike, Covid-19, për 24 orët e fundit në vendin tonë.


Nga 905 testime, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 158 raste të reja (144 u regjistruan ditën e djeshme).


140 persona janë shëruar ditën e sotme, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin në 8965.



Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe :  Kina akuzon Italinë: Virusi erdhi nga ju!

Në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur betejën me Covid-19; një 51-vjeçar nga Tropoja, një 74-vjeçar nga Peqini dhe një 80-vjeçar nga Tepelena.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore   158

Të shëruar ne 24 orë   140

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore   905

 

Testime totale    93,926

Raste pozitive      14,568

Raste të shëruara   8,965

Raste Aktive     5,200

Humbje jete    403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2704

Durrës    565

Shkodër   397

Lezhë       260

Korçë    241

Elbasan   233

Fier         223

Vlorë      184

Kukës     136

Berat      121

Dibër     80

Gjirokastër   56


Etiketa: , , ,

Pas