Zbulohen raste të reja të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirusi 13 mjekë dhe infermierë në QSUT.
21 ishte numri i rasteve të reja 24 orët e fundit në vendin tonë, sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë.
Shkak i infektimit të personelit mjekësor dyshohet të ketë qenë një infermiere me koronavirus, e cila po kurohet në Spitalin Infektiv. Dyshohet gjithashtu se ajo ka infektuar edhe disa pacientë.
Numri i të shtruarve te Infektivi ka pësuar rritje, duke regjistruar ditën e sotme 25 pacientë që po marrin mjekim, prej të cilëve 3 në terapi intensive.
Ditët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka njohur rritje. Dje u konfirmuan pozitivë 25 raste, 24 prej të cilëve ishin në Tiranë.
LEXO EDHE:
COVID-19, infektohen 13 mjekë dhe infermierë te QSUT, 21 raste të reja