Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rastet kur lëngu i panxharit i bën dëm shëndetit – Mësoni efektet

by mapo.al
02/12/2021
in Shëndeti
0

Lëngu i panxharit nëse pihet i pa përzier me ndonjë frut tjetër është i vështirë për t’u gëlltitur. Megjithatë, besimi i patundur që ai përmirëson furnizimin e oksigjenit me oksigjen, e bën atë shpesh herë të nevojshëm. Për fat të keq, panxhari përmban sasi të larta të oksalatit, një substancë që rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon stomakun.

Këto janë vetëm 2 nga problemet që mund të shkaktojë lëngu i panxharit të kuq në organizëm. Ekspertët rekomandojnë pirjen e moderuar të lëngut të panxharit për të shmangur efektet e mëposhtme.

Gurët Në Veshka

Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka, ose ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin lëngun e panxharit. Kjo ndodh sepse panxhari përmban shumë oksalat, që sipas informacioneve është një substancë nxitëse për formimin e gurëve në veshka.

Ulje Të Tensionit Të Gjakut

Lëngu i panxharit mund të ulë tensionin e gjakut. Kjo veçori është diçka e mirë nëse ju përpiqeni të mbani tensionin në nivele të ulëta. Por nëse ju merrni medikamente për uljen e tensionit dhe ndërkohë pini edhe lëng panxhari, atëherë tensioni mund të ulet në nivele të rrezikshme.

Trazira Në Stomak

Sipas të dhënave nëse lëngu i panxharit pihet në sasi të mëdha, atëherë ai mund të shkaktojë trazira në stomak. Ky lëng përmban disa lloje karbohidratesh që janë problematike për njerëz që kanë një stomak ose zorrë të ndjeshme.

Për këtë arsye rekomandohet që lëngun e panxharit ta pini në sasi të vogla e të tretur me lëngje të tjera frutash që trupi të mësohet ngadalë.

Përmbajtje E Lartë E Sheqerit

Në 100 gramë panxhar gjenden 7 gramë sheqer.

Megjithatë, indeksi i glicemisë së panxharit konsiderohet mesatar.

Me fjalë të tjera, ju mund të konsumoni lëngun e panxharit për sa kohë nuk ka sheqerna të shtuara.

Për më tepër, duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor është i ekuilibruar dhe i pasur me ushqime të tjera të shëndetshme e pa sheqerna.

Sasia e Rekomanduar: 1 Gotë Me Lëng Për 3 Herë Në Javë

Ekspertët rekomandojnë pirjen e tre gotave me lëng panxhari të përzjerë me fruta si mollë dhe karrotë, në një javë.

Ju duhet gjithmonë të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni doza të larta të lëngut të panxharit.

Kjo sidomos në rast se jeni duke marrë barna për uljen e tensionit.

Tags: dobipanxharshendet

JU SUGJEROJME

Ja mënyrat se si të shmangni të ënjturat e këmbëve
Shëndeti

Ja mënyrat se si të shmangni të ënjturat e këmbëve

20/05/2022
Çfarë është lia e majmunëve, sëmundja e rrallë që po përhapet në Europë dhe a duhet të shqetësohemi?
Kryesore

Çfarë është lia e majmunëve, sëmundja e rrallë që po përhapet në Europë dhe a duhet të shqetësohemi?

20/05/2022
Ja disa nga arsyet pse flokët thinjen më herët
Shëndeti

Ja disa nga arsyet pse flokët thinjen më herët

18/05/2022
Studimi: 15 luleshtrydhe në ditë mund të shmangin kancerin e gjirit
Shëndeti

Studimi: 15 luleshtrydhe në ditë mund të shmangin kancerin e gjirit

12/05/2022
Next Post
Gjashtë shenjat e zodiakut që gënjejnë në mënyrë të përkryer

Gjashtë shenjat e zodiakut që gënjejnë në mënyrë të përkryer

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë
  • Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden
  • Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In