Aktualitet

Rasti i një qeni të infektuar me koronavirus në Itali, a përbën rrezik për pronarin? Flet eksperti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 25/11/20 |
mapo.al

Qentë dhe macet me koronavirus nuk janë rrezik për njerëzit. Nicola Decaro, profesor i rregullt i sëmundjeve infektive të kafshëve në Universitetin e Barit dhe anëtar i bordit ekzekutiv të Kolegjit Europian të Mikrobiologjisë Veterinare, e konfirmon këtë, siç shpjegohet në një artikull nga “Repubblica”.






“Ngarkesa virale është shumë e ulët, virusi nuk është agresiv dhe për këtë arsye nuk ka rreziqe për njerëzit”, – çertifikoi eksperti, duke komentuar rastin e “qimedredhurit” të gjetur pozitiv në Bitonto, në provincën e Barit. Ky ishte rasti i parë i një qeni të infektuar në Itali, por me një fund që parashikon mirë për të ardhmen.


Pas vetëm katër ditësh, kafsha, e cila nuk ka asnjë simptomë, ndryshe nga pronarët, doli negativ në tamponin e radhës. Tani hulumtimi vazhdon me testin serologjik për të kontrolluar nëse qeni ka zhvilluar antitrupa.





“Unë do të shkoj atje personalisht, sa më shpejt të jetë e mundur, pasi të kem sigurinë e negativitetit të familjes, që po jep një kontribut të rëndësishëm në njohuritë shkencore”, – shtoi Decaro, i cili ka studiuar evolucionin e infeksionit në kafshë për muaj me radhë. Qeni i parë doli pozitiv në Hong Kong më 28 shkurt dhe u negativizua pas pesë deri në gjashtë ditësh.



Ndonjë këshillë për pronarët e kafshëve shtëpiake? Sipas Decaro, është e nevojshme t’i trajtojmë ata “sikur të ishin njerëz të tjerë”, duke zbatuar një “parim të kujdesit maksimal”.


Sidoqoftë, eksperti kujtoi se “rreziku i infektimit nga qentë ose macet është pothuajse zero” dhe se ka rreth njëzet raste të dokumentuara në të gjithë botën./americaneye.al/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas