Aktualitet

“Rasti i paprecedent”/ Trinjakët meksikanë të porsalindur rezultojnë pozitiv








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 23/06/20 |
mapo.al

Trinjakët e porsalindur në Meksikë kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin në një rast “të paprecedentë”, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Ekspertët mjekësorë po hetojnë nëse sëmundja ka mundur të kalohet përmes placentës së nënës gjatë shtatëzanisë.


Dy nga foshnjat, një djalë dhe një vajzë, janë në një gjendje të qëndrueshme në një spital në shtetin San Luis Potosí. Por djali i dytë po merr trajtim për një gjendje të frymëmarrjes.


Një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të Meksikës tha se kalimi i virusit në lindje të shumëfishta nuk ishte zbuluar në asnjë vend të globit dhe kështu çështja do të hetohej. Një numër shumë i vogël i foshnjave të porsalindura dihet se marrin virusin pas lindjes, por zyrtarët shëndetësorë thonë se ata nuk besojnë se kjo është ajo që ndodhi në këtë rast.



Sekretarja e Shtetit për Shëndetin Mónica Liliana Rangel Martínez tha: Do të ishte e pamundur që ata të ishin infektuar në momentin e lindjes. Sidoqoftë, prindërit aktualisht janë duke u testuar, autoritetet po thonë se mund të kenë qenë asimptomatikë.


Meksika ka regjistruar më shumë se 185,000 raste të koronavirusit dhe 22.584 vdekje që nga rasti i parë i vendit më 28 shkurt. Trinjakët, të lindur para kohe më 17 qershor në Meksikë, të tre rezultuan pozitiv për koronavirusin ditën e lindjes së tyre.


Koronavirusi tek të sapolindurit është i pazakontë, por jo i panjohur. Foshnjat mund ta marrin virusin pas lindjes nëse kanë kontakt të ngushtë me këdo që është tashmë i infektuar. Koronavirusi gjithashtu mund të kalohet në barkun e nënës tek fëmija përmes placentës.

Studiuesit amerikanë nga “Shkolla e Mjekësisë Yale”, kohët e fundit raportuan rastin e parë të njohur të infeksionit placental me koronavirus. Kur infeksioni ndodh, rreziku për nënën dhe foshnjën shpesh është i ulët, megjithëse disa raporte sugjerojnë se mund të rrisë mundësinë e foshnjeve të lindin herët.

Nuk ka asnjë provë që virusi shkakton abort ose ndikon në mënyrën se si fëmija juaj zhvillohet gjatë shtatëzanisë, por, si një masë paraprake, gratë shtatzëna këshillohen që të jenë të vëmendshme për të shmangur kontaktin e ngushtë shoqëror dhe për të zvogëluar mundësinë e tyre për të marrë koronavirusin.

Nëse infektohen, shumica e nënave do të kenë simptoma të buta ose të moderuara dhe do të shërohen. Foshnjat mund të mos tregojnë shenja të sëmundjes. Nëse jeni duke u kujdesur për një fëmijë, mund të zvogëloni rrezikun e tyre për të marrë virusin duke i mbajtur duart tuaja të pastra me larje të rregullt të duarve.//BBC//

Përshtati: Olgert Kapri


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas