Aktualitet

Rasti i parë/ Olsian Çela kërkon hetimin e Prokurorit në Pogradec (Emri)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:35 - 31/10/20 |
mapo.al

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, hetimin e prokurorit të Pogradecit, Shkëlqim Kokona.


Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Kokona ka kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.


Njoftimi



Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 30.10.2020 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.


Pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona në lidhje me funksionin e tij si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “b” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.


Ky është rasti i parë që nga krijimi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e inspektimit disiplinor për një prokuror, shprehje kjo e vullnetit për të kontribuar në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, përmes një qasje proaktive dhe rritjes se koordinimit ndërinstitucional, duke synuar rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.


Etiketa: , ,

Pas