Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot Grupin Parlamentar. Mbledhja do të mbahet në orën 10:30 në selinë e PD.
Mendohet se temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit. Pas djegies së dy raundeve, për shkak se nuk ka pasur asnjë emër për kreun e shtetit, të hënën më 30 maj, do të zhvillohet raundi i tretë.
Në këtë raund pritet propozimi nga opozita, por ndërkohë Alibeaj ka shprehur rezervat e veta për mazhorancën, pasi sipas tij, nuk i ka qëndruar korrekt marrëveshjes që u bë mes palëve, ku u ra dakord që në raundin e dytë dhe të tretë të propozojë opozita kandidatin.