Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike e ka cilësuar si hipokrit reagimin e Lulzim Bashës pas vendimit për shpalljen “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha
Nishani thotë se Basha duhet të bëjë transparencë dhe të përgënjeshtrojë zërat që nuk ndikohet nga ish-kryeministri Berisha.
“E para, Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit që i është drejtuar gjykatës. E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha. Kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizmi.
Besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk do të cënojë kurrë marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Kam dhe reagimin tim ndaj një qendrimi hipokrit të Bashës.
Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka zëra që ndikohet nga Berisha dhe nuk e ka përgënjeshtruar këtë.
Duhet të dalë dhe ta thotë publikisht. Kjo është transparenca që duhet të bëjë Basha,” tha Nishani.