Kryesore

Reagim i fortë i PPE: Trishtim për ndryshimet Kushtetuese, nuk u kryen në mënyrë gjithëpërfshirëse





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 31/07/20 |
mapo.al

Patrick Voller, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në EPP, ka reaguar mbi ndryshimet kushtetutese të njëanshme të miratuara dje nga Parlamenti.


Në një mesazh në twitter, Voller shkruan: “Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”.



Reagimi i Voller vjen në vijim të një reagimi të unifikuar të faktorit ndërkombëtar, që njëzëri ka shprehur keqardhjen që ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë të njëanshme, duke injoruar thirrjen e tyre, për dialog, konsensus dhe gjithëpërfshirje.


Apeli i tyre është që reflektimi i këtij ndryshimi në Kodin Zgjedhor të bëhet me konsensus dhe palët të vijojnë punën në Këshillin Politik.

LEXO EDHE: 

Ndryshimet kushtetuese/ Zëdhënësi i PPE: Koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas