fbpx

Aktualitet

Reagimi i parë për Nobelin; Vlora Çitaku: Një vendim i turpshëm!






               Publikuar në : 14:58 - 10/10/19 |
mapo.al

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka qenë zyrtarja e parë shqiptare që ka reaguar publikisht kundër vendimit të Akademisë Suedeze për çmimin Nobel në Letërsi.


Ajo e ka quajtur të turpshëm dhënien e çmimit shkrimtarit austriak, Peter Handke, një simpatizant i Millosheviçit.



“Skandaloze!

Komisioni Nobel vendos të shpërblejë Peter Handke me çmimin e këtij viti në Letërsi, një njeri që e ka lavdëruar Millosheviçin apo  “Kasapi i Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij të genocidit.

Nuk ka asgjë fisnike në këtë vendim!

Ky është një vendim i qesharak dhe i turpshëm”, ka shkruar Çitaku në facebook në gjuhën angleze.

Në një tjetër status ajo shkruan:

Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën” – Peter Handke, laureat i markës së re #Nobel

Në një botë plot me shkrimtarë të shkëlqyer, komisioni Nobel zgjedh të shpërblejë një propagandues të urrejtjes dhe dhunës etnike.

Diçka ka shkuar jashtëzakonisht gabim!” – thotë ajo.

Fill pas akordimit të çmimeve gazeta Mapo publikoi profilin e Handke si simpatizant i Millosheviçit duke ngritur pikpyetje mbi vendimin e marrë sot nga Akademia Suedeze./Mapo.al

 

Kush është nobelisti austriak që qante për Millosheviçin

 


Etiketa:

Pas