Aktualitet

Reagimi i PD: Nuk ka patur asnjë takim mes Ramës dhe Bashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:35 - 05/05/21 |
mapo.al

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike ka reaguar pas lajmeve në media ku aludohet për një takim të mundshëm sot në aeroportin e Rinasit, mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.






Eskorta e Ramës dhe e Bashës dolën nga e njëjta derë nga salla VIP e aeroportit të Rinasit, me një diferencë prej vetëm dy minutash.


PD mohon që të ketë pasur takim Rama-Basha. Sipas selisë blu, aludimet e mediave janë gënjeshtra për të mbuluar vjedhjen e votave në 25 prill.







“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në reagimin e PD.



Ndërkohë, e vërtetë është se Rama dhe Basha kanë qenë sot në aeroportin e Rinasit në të njëjtën kohë, ku zhvilluan takime të veçanta me komisionerin e BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Lexo edhe :  Pasaporta e vaksinimit, Rama: Superlajm, shënuam progres digjital


Sipas njoftimit të shpërndarë nga PD, Basha e njohu komisionierin me manipulimet masive, sipas tij, që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve si dhe përdorimin e legalizimeve për vota.

LEXO EDHE: 

Takim Rama-Basha? Largohen nga e njëjta derë, me diferencë dy minuta

Basha-Varhelyi: PD do vijojë betejën për ndryshim dhe demokraci në Shqipëri

1


Etiketa: , , , ,

Pas