Aktualitet

Reagimi i TI për të dhënat – Meta thirrje SPAK: Nisni urgjentisht hetimet!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 22/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta bën sërish thirrje për nisjen urgjente të hetimeve nga ana e SPAK, sa i takon marrjes së të dhënave personale të qytetarëve nga Partia Socialiste.






Në një postim në “Facebook”, Meta i referohet vendimit të Gjykatës së Strasburgut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të Lapsi.al dhe raportit më të fundit nga TI.


Transparency International thotë: Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës.





Meta i kërkon SPAK të nisë një orë e më parë hetimet, teksa shkruan se  “Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të kryeministrit ende në detyrë.”



Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:



E gjithë bota është alarmuar mbi atë që po ndodh në Shqipëri.

Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, një tjetër institucion prestigjoz ndërkombëtar ngre alarmin.

Lexo edhe :  Ngrihet komisioni hetimor, zëdhënësi i Metës: Presidenti në detyrë deri në 2022

Transparency International, thotë: “Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës”.

“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e Qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre“.

Dy kërkesat zyrtare që Presidenti i Republikës i ka përcjellë SPAK për nisjen urgjent të hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste, si dhe për intensifikimin e hetimeve, kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni.

Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë.

LEXO EDHE:

TI: SPAK të hetojë urgjentisht PS-në! Po rrezikohen zgjedhjet

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas