Thursday, May 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Reagimi/ Komisioni i Rithemelimit-Bashës: PD s’është as vulë, as bravë

by mapo.al
13/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike reagoi pasi kryetari i PD, Lulzim Basha vendosi të padisë në SPAK tre deputetë dhe dy drejtues sekretariatesh, pasi morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në deklaratë thuhet se kjo provoi se Basha është në Pazar me Edi Ramën.

Komisioni i Rithemelimit thekson gjithashtu se PD nuk është as vulë dhe as bravë.

Deklarata
I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota në Kuvendin e Partisë Demokratike, datë 11.12.2021, pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit të tij, të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!

Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.

Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Është i pashpresë!

Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!

Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë, ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme. Aq më pak do mundet t’i zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama, i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.

Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.

Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!

Komisioni për Rithemelimin e PD-së

Tags: Komisioni i RithemelimitLulzim BashaPD

JU SUGJEROJME

Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita
Bota

Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita

26/05/2022
Raundi i tretë për presidentin, Alibeaj mbledh sot Grupin Parlamentar
Aktualitet

Raundi i tretë për presidentin, Alibeaj mbledh sot Grupin Parlamentar

26/05/2022
Rama reagon pas fitores së Romës në “Air Albania”, ja për çfarë krenohet
Aktualitet

Rama reagon pas fitores së Romës në “Air Albania”, ja për çfarë krenohet

26/05/2022
Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punëtorët e një fasonerie
Aktualitet

Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punëtorët e një fasonerie

26/05/2022
Next Post
Basha e çoi në SPAK, Belind Këlliçi: S’ma bën syri tërr, je i shkarkuar

Basha e çoi në SPAK, Belind Këlliçi: S'ma bën syri tërr, je i shkarkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita
  • Dyshimi tronditës i hetuesve, pas vrasjes së 37-vjeçares shqiptare në Itali
  • Raundi i tretë për presidentin, Alibeaj mbledh sot Grupin Parlamentar
  • Rama reagon pas fitores së Romës në “Air Albania”, ja për çfarë krenohet
  • Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punëtorët e një fasonerie



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In