Aktualitet

Reagimi/ Zeneli: Shqiptarët s’mund të ngopen me propagandë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 30/06/20 |
mapo.al

Deputeti Alban Zeneli ka reaguar pas publikimit të anketës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila ka gjetur se sot klima e biznesit është më e keqja në 8 vitet e fundit. Sipas deputetit, kjo është pasqyra reale se ku ndodhet vendi, dhe jo propaganda politike.


“Në mes të propagandes së paturp nga qeveria dhe luftes së ashpër politike, doli dje një raport i Dhomes Amerikane të Tregtise, që është si ujë i ftohtë dhe një pasqyrë e ashpër e realitetit ku gjendet vendi ynë pas 30 vitesh marrezi partish. Klima më e keqe e biznesit, sipas sondazhit të kryer nga kjo organizate.


Ku janë sukseset e arritjet e mëdha që na tregon pushteti?


Ku janë dokrrat e udheheqesve, kur më e rendesishmja, ekonomia, është në këtë gjendje.


Eshtë koha për një ndryshim të madh, për një rithemelim të krejt politikes.

Dhe nuk ka si thuhet më saktë nga çfarë e permblodhi dje ambasadorja amerikane .

Boll me fjalë, deklarata, fyerje e gjetje fajtorësh. Shqiptaret duan zgjidhje dhe mundësi për jetën e tyre”, shprehet Zeneli.

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas