Aktualitet

Reagojnë Dëshmitarët e Jehovait: Familja Josifi s’ka qenë pjesë organizatës sonë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 03/07/20 |
mapo.al

Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kombinat. Zëdhënësi për media i kësaj organizate, Arben Lubonja, ka reaguar me një deklaratë për mediat, ku nënvizon faktin që pjesëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë kurrë pjesë e kësaj organizate dhe madje nuk janë shoqëuar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.


Në deklaratë theksohet se vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait.


“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në mediat shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, ​​​​​​​thuhet në deklaratë.


Në deklaratë thuhet gjithashtu se përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje apo çdo element të saj me besimin e dëshmitarëve të Jehovait, janë krejtësisht të pabaza dhe madje fyese për besimin e tyre.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas