Politika

Reagon ambasadori britanik: Dhuna minon demokracinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 16/03/19 |
mapo.al

Policia përdori gazin lotsjellës pasi një grup manifestuesish të opozitës tentoi të çante kordonin e sigurisë në hyrje të selisë së parlamentit, ku opozita u grumbullua pas marshimit të saj rreth godinës së qeverisë.






Situata është tensionuar. Turma është larguar disa dhjetra metra larg, por disa prej protestuesve janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me sende të forta në drejtim të policisë, e cila më pas ka vënë në përdorim dhe automjetet që lëshojnë ujë me presion për të larguar protestuesit.


Gjithshka u zhvillua e qetë përgjatë dy orëve të para të protestës, e cila mori një kthesë të papritur para selisë së parlamentit, ku tani ndodhen forcat speciale.







I pari reagim ndërkombëtar për situatën erdhi nga ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman. Ai bëri thirrje për protestë paqësore.

Lexo edhe :  Berisha: Në 20 dhjetor, protestë kombëtare në Tiranë, kundër Ramës e Vuçiç



“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë, kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna minon demokracinë.



U bëjnë thirrje të gjithëve të tregojnë vetëpërmabjtje dhe të rspektojnë institucionet demokratike dhe parimet e protestës paqësore”, shkruan ai.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas