Aktualitet

Reagon avokati: Emiljano Shullazi ka vetëm një shtëpi, asnjë pasuri tjetër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:33 - 11/02/20 |
mapo.al

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, në një reagim pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi me shkrim kërkesën për të justifikuar pasurinë, thotë se pasuria e Shullazit ka kaluar në sitën e ligjit antimafia dhe nga ky hetim sipas tij, ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.


Avokati përmend edhe procesin gjyqësor në Apelin e Gjykatës së Posaçme që po zhvillohet ndaj Shullazit, ku akuzon se ai është proces i montuar, ndërsa thotë se e vetmja pasuri që Emiljano Shullazi ka, është një banesë dhe një sipërfaqe në një objekt, duke iu referuarish-hotel  “Vollgës” në Durrës.


“U njoha me lajmin që OFL i ka dërguar klientit tim kërkesë për të paraqitur deklaratë mbi pasuritë. Sipas meje është një “show”, sikundër ka rezultuar edhe në ndonjë rast të mëparshëm .Në dijeninë time, pasuria e klientit tim e ka kaluar sitën e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme, produkt i ndonjë vepre penale apo të pajustifikuar nga burime të ligjshme. Pavarësisht zhurmës mediatike që po e shoqëron procesin kundër tij pothuaj prej 4 vjetësh, proces ky i montuar, ku janë shkelur të gjitha parimet mbi të cilat ngrihet një proces i rregullt penal, klienti im nuk zotëron pasuri të paligjshme, madje nuk zotëron pasuri veç banesës së tij dhe një sipërfaqe në një objekt, që është legjenduar si e marrë me dhunë, por që gjithsesi është objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar.



OFL- ja përpara se të kërkonte prej tij deklarimin e pasurisë, do ishte mirë të kishte kryer qoftë dhe një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojshme opinionin publik. Sipas meje, ky është një ndikim i hapur dhe i paligjshëm në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit përr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar!


Megjithatë, klienti im nuk ka asgjë për të fshehur dhe do t’i përgjigjet OFL në kohë dhe në mënyrë të plotë”, tha avokati Vladimir Meçe.


Lexo edhe:

OFL i kërkon Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukalit të justifikojnë pasurinë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas