Kryesore

Reagon Bardhi: Zgjedhjet i prish bashkëpunimi me krimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 26/07/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfaqësuesit të PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknurit, i cili tha se pjesëmarrja e shumë partive e komplikon sistemin zgjedhor.


Bardhi thotë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.


Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se “zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj..”


Pra, sipas tij, “zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.”


Bardhi shkruan se Rama, i braktisur nga qytetarët, “po tenton të prishë rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!

Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.

LEXO EDHE:

Gjiknuri: Pjesëmarrja e shumë partive e komplikon procesin zgjedhor



Pas