Policia e Shtetit njoftoi sot se ka sekuestruar llogaritë bankare të ish-zyrtarit të shtetit, Ferdinand Shehu me dyshimet se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Ish-drejtori i ALUIZNI-t të Tiranës, Ferdinand Shehu i quan të paverteta deklarimet e policisë se shuma prej 1. 5 milionë euro është përfituar nga burime të paligjshme.
“1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli”, është shprehur ai në një bisede telefonike për “Ora News”.
Shehu i cili ndodhet në Itali e quajti transaksion që po kryhej në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka.
“Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe me noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore, për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”, shtoi ai.
Gazeta Mapo ka mësuar se bëhet fjalë për shitjen e hotel “Comfort Tirana” që ndodhet në Bulevardin Zogu i Parë. Po kështu, burimet thanë se z.Shehu është biznesmen dhe ka hequr dorë prej vitesh nga funksionet zyrtare.
Lexo edhe:
Kush është ish-drejtori i ALUIZNIT me 1.5 milionë euro pasuri