Aktualitet

Reagon ILD: 12 mijë lekë të vjetra bëhen shkak për vetëvrasjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 21/02/20 |
mapo.al

Bilbil Hasani, 43-vjeç nga Kukësi, banues në Kamëz, ka varur veten ditën e sotme në burgun nr.313 në Tiranë. I ndjeri po qendronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani thekson se do të kryhen të gjitha procedurat për verifikimin e situatës.



“U njoha nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjeçarit B.H., në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra. Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”, deklaroi Metani.


Gjithashtu raportohet se 43-vjeçari është vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë dhe kanë qenë gardianët, që kanë gjetur trupin e tij të pajetë.

 

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas