Personazhet e njohura publike dhe jo vetëm janë solidarizuar sot me kauzën për të mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave që dhunohen e abuzohen seksualisht.
Një nga ata është dhe moderatorja Marina Vjollca, e cila ka bërë thirrje sot për protestën që do të mbahet më 4 qershor ora 16:00.
Marina kërkon dënim maksimal për përdhunuesit, madje mbështet një komentuese kur ajo thotë se duhen dënuar me vdekje.
“Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan përkrah imazhit moderatorja.