Aktualitet

Reagon PD/ Çollaku akuza Policisë së Shtetit: Me urdhër nga Serbia ndaloi veteranin e UÇK-së








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:39 - 02/08/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar pas ndalimit nga Policia e Shtetit të një ish-luftëtari të UÇK-së, me kërkesë të INTERPOL-it serb.


Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Kreshnik Çollaku shprehet se ndalimi i ish-luftëtarit Murtez Kastrati tregon fare qartë se “Tirana zyrtare po kthehet në një shërbëtore të Beogradit dhe se sa false janë fjalët e kryeministrit Rama për luftën e UÇK në Kosovë“.


“Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK. Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.


Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë”, shkruan Çollaku.


“Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa false janë fjalët e Edi Ramës për luftën e luftëtarët e UÇK e për Kosovën. Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit. Tirana Zyrtare po kthehet një shërbëtore e rëndomtë e Beogradit”, vijon në reagimin e tij, Kreshnik Çollaku.



Etiketa: ,

Pas