Kryesore

Reagon PD: Sot, qytetarëve po u cënohen të drejtat nga regjimi i Edi Ramës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:23 - 08/05/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas procedimeve penale për protestën e një dite më parë në sheshin “Skënderbej” kundër masave ndaluese për pandeminë.


Në një deklaratë për mediat, PD dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, dhe shprehet se qytetarëve po u cenohen të drejtat nga regjimi i Edi Ramës.


“Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike”.


PD thekson se urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjimi dhe kryeministër autoritarist.


“Sot, qytetarëve po u cenohen të drejtat me lehtësi nga regjimi i Edi Ramës, sepse kryeministri anti-shtet po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim kontrollin politik të saj”.

Partia Demokratike nënvizon se është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, që ngre zërin për shëndetin dhe punën e tij.

“Asnjë vendim antikushtetues nuk mund të bëjë që Edi Rama të marrë shqiptarët peng dhe të zëvendësojë demokracinë me regjimet autoritariste”.

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka prodeduar penalisht në gjendje të lirë 7 nga protestuesit, mes tyre edhe tre organizatorët Zaçe Islami, Sazan Guri dhe Klajdi Bello.

Ata akuzohen për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.

LEXO EDHE: 

Protesta kundër masave kufizuese, policia procedon 7 persona


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas