Kryesore

Reagon Pjetri: Pres me padurim procesin e verifikimit të figurës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 13/08/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazmend Bardhi, publikoi të dhënat e Kuesturës së Firences në Itali, në lidhje me kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.






Sipas dokumentit, Pjetri është arrestuar në flagrancë në Firence në 27 janar 2003, ndërsa është dëbuar nga Italia më 4 shkurt 2003, pasi u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences me 18 muaj burgim dhe gjobë 1000 euro.


Gjatë publikimit të dokumenteve në një konferencë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se Pjetrit i ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik.







Pas publikimit të dokumenteve, erdhi reagimi nga vetë Pjetri. Në një postim të shkurtër, ai shkruan se po prete procesin e verifikimit të figurës.




“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane,” shkruan ai në FB.

Lexo edhe :  Viti ’51/ “Po vdesin për bukë, na jepni autorizim t’i internojmë”


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas