Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj përgjimeve të publikuara nga gazeta BILD, ku del edhe emri i tij.
“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!
Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë,” shkruan Rama.
E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.
Biseda Rama – Keshi
Rama: Përshëndetje, hë më si duket?
Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi.
Rama: E ke realizu objektivin, thu?
Arben Keshi: Them që po.
Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?
Arnben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku fleja.
Rama: Çarë deshën me ty?
Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka
Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…
Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin?
Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.
Rama: OK, mirë vllai.
Etiketa: arben keshi, bild, Edi Rama, pergjimet, Reagim, telefonata