fbpx

Aktualitet

Reagon Skënder Gjinushi: Meta vijon të nxjerrë dekrete nul






               Publikuar në : 12:04 - 12/07/19 |
mapo.al

Skënder Gjinushi ka reaguar pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta, për ta dekretuar në krye të Akademisë së Shkencave. Gjinushi thotë se Meta vijon të nxjerrë dekrete nul.


Meta vijon të nxjerrë dekrete nul. Nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anullojë zgjedhje. Dekreti i tij nuk ka bazë ligjore. Unë kam bërë kërkesën që të mos jem më kryetar partie para se të kandidoja për kreun e Akademisë së Shkencave. Presidenti nuk është komision hetimor që të mos dekretojë zgjedhjen e tij. Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin”, – thotë Skënder Gjinushi.



Ndërkohë më herët Presidenti Meta tha se Gjinushi vijonte të ishte kryetar partie edhe kur u zgjodh si kreu i Akademisë së Shkencave. Meta renditi një sërë problematikash për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ku theksoi se ka parregullsi ligjore.

 

Lexo edhe:

Meta refuzon Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas