Ende nuk ka filluar përballja e tyre në fushë, por Real Madrid dhe Barcelona po bëjnë një duel “të ashpër” edhe jashtë fushe, në merkato.
Njeriu që përplas dy gjigandët e futbollit spanjoll është braziliani Neymar. Barça “po vuan” shumë për të gjetur mënyrën që të rikthej talentin e PSG-së në ‘Camp Nou’. Nga ana tjetër madrilenët kanë nisur një kundërsulm, sipas të përditshmes ‘AS’.
Gazeta bën të ditur që në faqen e parë të numrit të saj të së hënës se klubi “los blancos” ka vendosur të fusë në tratativa edhe kartonin e Hames Rodrigues, si dhe një çek me 100 milion euro.
Po ashtu, madrilenët kërkojnë të përfitojnë edhe nga tensioni i krijuar mes Barcelonës dhe Paris SG.
Por një tjetër version i situatës serviret nga mediat katalunjase, “Sport” dhe “El Mundo Deportivo”. Sipas tyre, te kampionët e spanjës vazhdon të mbizotërojë optimizmi se do të gjehet formula e duhur për të rikthyer Neymar në La Liga.