Real Madridi është gati t’i shesë pesë yje të skuadrës për t’i grumbulluar paratë për francezin, Paul Pogba. Mediet angleze thonë se “Djajtë e Kuq”, nuk do ta shesin francezin nëse nuk paguhet vlera prej 180 milionë euro.
Gareath Bale nuk do të jetë në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm dhe ka mundësi që të shitet këtë verë. Lojtar tjetër që do të shitet këtë verë është edhe James Rodriguez, për të cilin janë të interesuar Napoli dhe Atletico Madrid, pasi kolumbiani përfundoi aventurën te Bayern Munchen ku për dy vite ishte i huazuar.
Marco Asensio dhe Isco, të dy lojtarët janë në shitje për 72 milionë euro, ekipe të interesuara për ata janë City, Unitedi dhe Liverpooli.
Dani Ceballos është lojtari tjetër që mund të largohet si huazim te Arsenali ose të shitet te Milani, pasi e ardhmja e tij në Madrid nuk është e sigurt.