Teksa janë duke u luajtur minutat e fundit të pjesës së parë të finales së Champions League, Liverpool mori një goditje të rëndë pasi Salah u largua nga fusha e lojës i dëmtuar. Pak pas egjiptianit ishte Reali që humbi Carvajal dhe ai i dëmtuar.
Ishte lojtarin nga i cili anglezët prisnin më shumë, por Salah la fushën e lojës në minutën e 30-të. Një përplasje me mbrojtësin Ramos e la të dëmtuar egjiptianin.
Pavarësisht ndihmës së parë, Salah nuk mundi të vazhdojë të luajë në finalen e madhe të Champions League.
Liverpooli e nisi mirë ndeshjen duke bërë presion në 10 minutat e para në zonën e Realit të Madridit, por pa arritur të vërë në vështirësi portierin madrilen.
Ndërkohë, ishte pikërisht Ronaldo, madrileni i cili rrezikoi i pari në portën e Liverpoolit.
Portugezi pati një mundësi të mirë në minutën e 15 duke lëshuar një diagonale të rrezikshme, por goditja e tij përfundoi vetëm pak mbi traversë.
Ja formacionet e të dyja skuadrave: