Aktualitet

Real-Politike Amerikane mbi “Ballkanin e Hapur”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:35 - 13/08/21 |
Zef Preçi

Raporti i djeshëm (E enjte, 12.08.2021) i VOA me burim Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) qartëson një problem të viteve të fundit që lidhet me bashkepunimin rajonal dhe mbi të gjitha me vetë procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.






Dy nga mësimet e drejtpërdrejta të këtij qendrimi zyrtar të DASH, mendoj se janë:


1) SHBA-të mbeten të pozicionuara qartë në favor të integrimit rajonal “në bazë të rregullave dhe standardeve të BE”. Në fakt ky ka qenë dhe mbetet pozicioni Amerikan qysh nga viti 1999. Çfarëdo emërtimesh të tjera duke përfshirë edhe “Open Balkans” me tri vende flamurtare apo duke injoruar “rregullat dhe standardet e BE” janë shashka politike për interesa politike të brendshme të liderve të veçantë.







2) SHBA sjell në vëmendje çfarë është thelbësore për rajonin, përse nevojitet procesi i integrimit dhe cila është rruga për avancimin në këtë proces, dmth përmes … reduktimit të pengesave tregtare, rritjes së konkurrencës ekonomike dhe ndërtimit të ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve.



Në fakt, ky proces është sintetizuar në marreveshjet e njohura të nënshkruara gjatë dy dekadave të fundit ndermjet vendeve të rajonit që lidhen me tregtinë e lirë si CEFTA, etj., në marrëveshjet për transmetimin e energjisë dhe tele-komunikacionet, për investimet, etj.

Lexo edhe :  Rama: Kosova bën teori konsiparacioni, çfarë është "Ballkani i Hapur"


Dmth në vend të propagandës boshe me koncepte futuriste si “mini-Shengen” apo “Ballkan i Hapur”, drejtuesit politike të vendeve të veçanta duke përfshirë edhe z. Rama duhet të punojnë për reduktimin hap mbas hapi të këtyre barrierave, për të zhvilluar dhe fuqizuar ekonominë kombëtare, për të nxitur bashkëpunimin shqiptaro-shqiptar, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe ekonominë e tregut.

Pra duhen zgjedhje të lira e demokratike si themeli i shtetit të së drejtës, duhet konkurrencë e lirë dhe jo kontroll i tregjeve nga oligarkët, duhen fuqizuar prodhimi vendas dhe eksportet, duhet besim ndaj shtetit dhe jo sundim prej tij. Shkurt, duhet që vendet e veçanta të Ballkanit Perëndimor të bëhen të jetueshme për qytetarët e vet. Të tjerat janë “lajme, lajme dhe lajme prapë…”

PS:
Me siguri shtypi dhe propaganda do të buçasin sot duke thënë se DASH mbështet pa rezerva Nismën e Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur…”, etj, si këto, por kjo është çështje e trushpëlarjes…

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas