Kryesore

Reali, deklaratë zyrtare rreth ofertës për Nejmarin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:06 - 03/07/18 |
mapo.al

Reali i Madridit është detyruar të reagojë me urgjencë në lidhje me lajmin se ka ofruar 310 milionë euro për Nejmarin. Klubi madrilen ka mohuar prerë gjithçka.


Televizioni shtetëror spanjoll TVE e publikoi lajmin e bujshëm mbrëmjen e së hënës, duke raportuar se lajmi ishte nga burime mëse të sigurta.


Kjo ka bërë që Reali të postoje një deklaratë për shtyp në faqen e vet zyrtare.


“Reali saktëson se lajmi i publikuar në lidhje me ndonjë ofertë për Nejmarin nuk është i vërtetë. Jemi të befasuar që televizioni publik spanjoll publikon një lajm të tillë pa e konfirmuar askund”.


TVE këmbëngul se burimi është i sigurt, por ka kërkuar falje për rrëmujën e shkaktuar.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas