Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Reali fiton ‘finalen’ e parë ndaj Inter, Liverpool ‘shkrin’ Atalantën, Bayern ‘luan tenis’ me Salzburg

by mapo.al
03/11/2020
in Aktualitet, Sport
0

Reali i Madridit fiton “finalen” e parë ndaj Interit me rezultatin 3-2 dhe rikthehet plotësisht në garë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve, pasi me 3 pikët e marra sot ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe ndan vendin e dytë me Shakhtar Donetsk, duke lënë zikaltrit nga Milano në vendin e fundit.

Sfida nisi me një qarkullim të dendur të topit nga ana e Interit, por shkëndijën e parë të rrezikshme e dhanë madrilenët, teksa pas një aksioni të shpejtë nga e majta, ishte Asensio që testoi reflekset e Handanovic, ndërsa pak më vonë Valverde gjuajti pak mbi kuadrat.



Provon të reagojë menjëherë Inter dhe fillimisht është Lautaro që provon të kapë në befasi belgun Courtois, por ky i fundit ia del të presë, ndërsa më pas Barella gjuan me kokë por sfera përplaset në traversë. Pranë shënimit edhe Arturo Vidal me një gjuajtje nga distanca, por topi përplaset në rrjetën e jashtme, ndonëse në fillim u krijua iluzioni i golit.

Kur dukej se Interi kishte marrë kontrollin e lojës, ish futbollisti i Realit të Madridit, tashmë me fanellën zikaltër, Achraf Hakimi gaboi në kthimin e topit te Handanovic, duke ia dhënë atë francezit Benzema, që pasi driboi portierin, dërgoi sferën në rrjetë.

Në minutën e 33-të është kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, që lirohet mirë nga markimi i De Vrij dhe gjuan saktë me kokë, duke mposhtur për herë të dytë portierin e Handanovic, ndërsa Conte duket i dëshpëruar për mënyrën se si gabojnë të tijtë në qendër të zonës.

Megjithatë reagimi i zikaltërve është shumë i shpejtë dhe këtë herë protagonist ishte Nicolo Barella, që me një takë spektakolare shërbeu për Lautaro Martinez në zonë, aty ku argjentinasi gjuajti me të parën dhe shënoi duke rihapur ndeshjen.

Pjesa e dytë ishte e një ritmi më të ulët, me Realin e Madridit që filloi të mendojë shumë herët për të vonuar lojën, megjithatë zikaltrit ia dolën të rikthejnë baraspeshën me anë të Ivan Perisic, që u shërbye saktë nga Lautaro Martinez në zonë dhe mposhti belgun Courtois.

Conte freskon skuadrën duke hedhur në fushë Gagliardinin e Sanchez në vendin e Perisic dhe Barellës, megjithatë Valverde harrohet i lirë në mesin e fushës dhe nis një kundërsulm të shpejtë me protagonistë brazilianët Vinicius e Rodrygo, ku i pari shërben dhe tjetri dërgon topin në rrjetë për herë të tretë.

Zikaltrit provuan të shmangin humbjen me dy tentativa nga distanca fillimisht me Sanchez e më pas me Brozovic, por në të dy rastet topi i përplas në trupin e mbrojtësve madrilenë, pa arritur të kërcënojë portën e Courtois.

Vërshëllima finale e arbitrit Turpin la në fuqi rezultatin 3-2 në favor të Los Blancos, ndërsa me këtë humbje Interi zbret në vendin e fundit me 2 pikë dhe komplikon tërësisht rrugëtimin drejt kalimit në fazën e 1/8-ave.

Jurgen Klopp pati treguar respekt maksimal për Atalantën dhe i pati cilësuar bergamaskët një ekip nga i cili mund të mësojnë, por duket se lajkat e gjermanit “dehën” zikaltrit e Gasperinit, që zhgënjyen totalisht.

Portugezi Diogo Jota u bë edhe njëherë protagonist për “The reds”, pasi shënoi dy gola në pjesën e parë, njëri më i bukur se tjetri, ndërsa anglezët dominuan në të gjithë aspektet.

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft vrullshëm për anglezët, që brenda 9 minutash shënuan edhe tre herë në tjera me anë të Salah, Mane dhe sërish Diogo Jotës, duke çuar rezultatin 0-5, ndërsa sulmuesi portugezi fitoi të drejtën të marrë topin në shtëpi mbrëmjen e sotme.

Vërshëllima finale e arbitrit Hategan la në fuqi fitoren e thellë 0-5 të Liverpool, që me tre suksese në po kaq ndeshje thuajse ka hipotekuar kalimin në fazën e 1/8-ave, ndërsa Atalanta merr një goditje të ashpër e të papritur.

Kampionët në fuqi të Champions, gjermanët e Bayern Munich vijojnë të mos njohin humbje, pasi ia dolën të triumfojnë me rezultatin tenistik 2-6 në Austri ndaj Salzburg, duke u ngjitur në krye të grupit me 9 pikë dhe duke prekur kalimin në fazën e 1/8-ave.

Transferta austriake ndaj Salzburgut nisi me malore për Bayernin e Mynihut, që e pa veten në disavantazh që në minutën e 5-të, kur për vendasit shënoi Mërgim Berisha, sulmues 22-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Megjithatë bavarezët reaguan në mënyrë perfekte dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 21-të me të zakonshmin Robert Lewandowski, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Thomas Muller.

Pak para fundit të pjesës së parë ishte sërish fantazisti gjerman që u bë protagonist me një top të kthyer shumë bukur në zonë, aty ku mbrojtësi i Salzburg, Kristensen e devijoi gabimisht në rrjetën e portës së tij dhe u dha avantazhin bavarezëve.

Austriakët provuan të shmangin humbjen dhe ia dolën të barazojnë shifrat me anë të Okugawas në minutën e 66’, por Bayerni shënoi edhe katër herë të tjera në minutat e fundit me anë të Boateng, Sane, sërish Lewandowskit dhe Hernandez, duke kompletuar suksesin e tretë në po kaq ndeshje në Champions.

Në sfidat e tjera, Manchester City triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Olympiacos dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe Porto ndaj Marseille, ndërsa Ajaxi doli me tre pikë nga transferta daneze ndaj Midtjylland, ku fitoi 1-2./supersport.al/

Tags: BayernInterLiverpoolReal Madrid

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Exit poll i parë i CNN në favor të Trump

Exit poll i parë i CNN në favor të Trump

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In