Aktualitet

Reali i Zidanë me një dorë tek titulli kampion në Spanjë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 01/07/20 |
mapo.al

Nëse Reali i Madrid fiton ndaj Getafes, mund ta hedhë një dorë tek tituli kampion në Spanjë. Me Bracelonën që barazoi 2 me 2 me Atl. Madrid, Reali sot ndodhet 1 pikë para katalanasve.


Me një fitore ndaj Getafës, madrilenët shkojnë 4 pikë para, ndërkohë që në Spanjë ka edhe 5 ndeshje për t’u luajtur.


Reali është favoriti kryesor tashmë për të marrë La Ligën, me një Barcelonë thuajse të përçarë.


Edhe kalendari favorizon Realin, i cili ka vetëm një ndeshje të vështirë, atë ndaj Bilbaos, ndërsa Barcelona duhet të udhëtojë drejt Vilarealit, në një tjetër përballje jo të lehtë.


Kura e Zidanë duket se po jep efekt në Spanjë, ku madrilenët po rikthehen tek fitorja e kampionatit, pasi në 3 vite me Zidanë, fituan 3 Champions League.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas