fbpx

Sport

Reali mezi fiton ndaj Sevijës, Benzema vendimtar (VIDEO)






               Publikuar në : 08:22 - 23/09/19 |
mapo.al

Reali ka kohë që është në krizë. Pothuajse çdo repart ka probleme dhe kkon përmirësime. Humbja 3-0 me PSG-në tregoi më së miri që mbrojtja do ristrukturuar nga e para. Mirëpo megjithatë dje (22 shtator) madrilenët arritën të merrnin një fitore minimaliste duke mos pësuar gol gjithashtu, 0-1.


Los Blancos e filluan ndeshjen mirë duke rrezikuar portën kundërshtare disa herë më anë të Eden Hazard, Karim Benzemas dhe Dani Carvajal, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin të sakta.



Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në pjesën e dytë madrilenët ishin më kërkues. Pas një harkimi perfekt në zonën e rreptësisë nga Carvajal, Benzema shënoi me kokë në minutën e 64-të.


Etiketa: ,

Pas