Reali i Madridit mbrëmë vonë afër mesnatës, e ka parë veten në krye të La Ligas, mbi Barcelonën.
Edhe pse me pikë të barabarta, madrilenët janë më majë për shkak të golavarazhit.
Ky ndryshim vjen pasi katalanasit, tre ditë më parë u frenuan në fushën e Sevilias, ku dolën me barazimin zero me zero.
Përballja mbrëmë në fushën e Sociedad, e Realit, nuk ishte aspak e lehtë. Vendasit humbën një penallti.
Dhe gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Ramos dhe Benzema shënuan dy herë për galaktikët, ndërsa 7 minuta para mbarimit të ndeshjes, Sociedad ngushtoi në 1 me 2.
Highlights Real Sociedad vs Real Madrid (1-2) pic.twitter.com/14gVNId33g
— LaligaResumenes (@LaLigaspanola) June 21, 2020
Interi zbriti në fushë për herë të parë për llogari të Seria A, pas pandemisë, dhe e nisi mbarë duke marrë tre pikë ndaj Sampdorias. Që në minutën e 10 kalon në avantazh me anë të një supergoli të Lukakut.
Want to see a team goal? Check out Inter’s effort against Sampdoria 🔥 #InterSampdoria #SerieA pic.twitter.com/URlI6ZH09V
— Sacha Pisani (@Sachk0) June 21, 2020
Pak më vonë e thellon rezultatin me Martinez në 2 me zero. Miqtë ngushtojnë në minutën e 52 me një gol të Thorsby.
Dhe megjithë rastet në vijim, rezultati ngelet ky, 2 me 1. Me këto 3 pikë, Inter ruan ritmin, por gjendet 6 pikë larg Juventusit të vendit të parë, dhe 5 pikë larg Lazios së vendit të dytë.
Sot kampionët e Italisë do të përballen me Bolonjën në fushën e kësaj të fundit.