Aktualitet

Reali nuk e do, kthesë e papritur për të ardhmen e Gareth Bale






               Publikuar në : 22:39 - 22/07/19 |
mapo.al

E ardhmja e Gareth Bale ka marrë një shuplakë të fortë. Zinedine Zidane ka konfirmuar se sulmuesi uellsian është në shitje dhe kjo ka bërë që shumë ekipe të nisin grumbullimin e fondeve për të blerë kartonin e 30 vjeçarit. Skuadrat kineze duket se janë ato më të interesuarat. Madje, Beijing Guoan e ka dorëzuar tashmë ofertën e tij, me lojtarin që do të përfitojë jo pak, por plot 1 milionë paund në javë.


Megjithatë, në këtë pistë mund të futet skuadra tjetër e Superligës Kineze, Jiangsu Suning. Skuadra që zotërohet nga pronarët e Interit është gati të barazojë ofertën e Guoan. Por jo vetëm kaq. Faqja zyrtare e klubit në “Instagram” ka nisur të ndjek Bale, duke rritur dyshimet se një akord është arritur tashmë.

Nuk dihet nëse Jiangsu do e blej uellsianin dhe më pas do e huazojë te Interi, por ky skenar mund të marrë jetë shumë shpejt.


Etiketa: , ,

Pas