Aktualitet

Reali nuk ndalet në merkato, transferon edhe mbrojtësin francez






               Publikuar në : 21:14 - 12/06/19 |
mapo.al

Reali i Madridit nuk di të ndalet në merkaton e kësaj vere. Skuadra spanjolle kërkon që të harrojë sa më shpejt ecurinë negative në sezonin e fundit dhe për këtë fakt duket se janë futur fuqishëm në merkato.


Pas blerjeve të bujshme si Luka Jovic dhe Eden Hazard, gjiganti spanjoll ka zyrtarizuar edhe marrëveshjen me një mbrojtës. Bëhet fjalë për Ferland Mendy, francezin që ka lënë Lyonin për të vijuar një karrierë prestigji në “Santiago Bernabeu”.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, pra deri më 30 qershor 2025. Mendy do të prezantohet të mërkurën e 19 qershorit në ora 13:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kartoni i 24 vjeçarit i ka kushtuar arkave të klubit spanjoll 48 milionë euro, teksa 5 milionë të tjera do përfundojnë në formë bonusesh. Francezi bëhet kështu blerja e katërt e Realit të Madridit në këtë merkato vere. Gjithsesi, emrave si Eden Hazard, Luka Joviç dhe Eder Militao pritet t’i bashkohen edhe shumë lojtarë të tjerë cilësor.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas