Sport

Reali ‘shpëton’ nga sulmuesi, gjigantët e Anglisë duan Bale








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 13/09/20 |
mapo.al

Real Madridi mund të shpëtojë nga Gareth Bale. Uellsiani nuk ka asnjë ofertë deri më tani, por së fundmi ka një interesim nga Manchester United sipas asaj që shkruan Sunday Express.


Sulmuesi i krahut mund të kalojë në Old Trafford, pasi trajneri Solskjaer nuk arriti te Jadon Sancho. Talenti i Dortmundit do të mbetet në Bundesliga dhe për këtë sezon, prandaj emri i Bale ka dalë në shteg.


Reali është gati për një lëvizje të tillë. Ata duan të shpëtojnë nga barra e rëndë ekonomike që ka futbollisti, pa harruar faktin e rëndësishëm që nuk ka asnjë kontribut në fushën e lojës. Uellsiani nuk luajti asnjë minutë në fundin e sezonit të kaluar.




Etiketa: , ,

Pas