Politika

Rebelohet baza e PS së Beratit dhe Skraparit: S’duam të shiturit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:57 - 05/03/21 |
mapo.al

Rilindja ndodhet në një situatë tejet të vështirë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Me një bilanc skëterrë ku numërohen vetëm dështime dhe mashtrime, nuk ka asnjë shans të dalë nëq terren e të marrë votën. Në këto kushte, Rama ka menduar si strategji të blejë disa prej ish-anëtarëve të partive opozitare, duke i shtitur në publik si asete me rëndësi elektorale.





Por nëse për opozitën e cila punon çdo ditë në terren është tejet e qartë se figura të tilla jo vetëm që nuk sjellin vota shtesë por dëmtojnë edhe më shumë partinë ku ato bëjnë pjesë, tanimë kjo pjesë është kuptuar edha nga vetë socialistët.


Marrim rastin e Beratit dhe Skraparit, ku Rama ka sjellë si blerje të rëndësishme ish-ministrin Nasip Naço dhe ish-deputetin Gledion Rahovica dhe pretendon se përmes tyre do të arrijë të tejkalojë supermacinë e LSI-së në këtë qark. Në Berat e Skrapar e kanë të gjithë të qartë se cilët janë këto dy individë dhe se çfarë kanë sjellë ato për qarkun. Në zgjedhjet e fundit të 2017-ës, i vetmi qark që nuk shënoi rritje për LSI-në ishte pikërisht Berati, ndërsa në të gjithë qarqet e tjera votat për këtë parti u rritën në mënyrë të vrullshme.




Qartazi Naço dhe Rahovica nuk e kanë pëlqimin e qytetarëve të këtij qarku, për shumë e shumë arsye, nga mashtrimet e tyre e deri tek pabesitë me njerëit e afërt. Ishin këto arsye që detyruan LSI-në të marrë masa ndaj Naços duke e larguar nga Berati, ndërsa Rahovicën e preku ligji i dekriminalizimit. Dhe dihet se ata që janë me rekorde, vendin e kanë te Rilindja. Ndërsa Naço u bë pjesë e sektit pasi nuk i rezistoi dot pazarit i cili u thur nga Rama dhe Lefter Koka i inceneratorëve.


Këtë pazar e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm të qarkut të Beratit, të cilët kanë shpërthyer në kritika për afrimet e reja.  “Standard” mëson se në një mbledhje të zhvilluarsë fundmi të PS-së në Berat anëtarët kanë folur me tone të larta për këto afrime duke pohuar ndër të tjera: “Nuk duam në parti të shiturit dhe palaçot e çorbës. Na mjaftojnë të pistët që kemi vetë”.

Lexo edhe :  Kryemadhi nga Berati: Gjithmonë kemi pasur 3 mandate, por do marrim dhe të 4-in

Këto qëndrime të bazës nuk janë pritur mirë nga Blendis Klosi i cili mësohet se ka raportuar te Rama për këtë rebelim. Ky i fundit ka urdhëruar që të qepet goja e tyre dhe të vazhdohet fushata me Naçon e Rahovicën, duke i vënë kështu shqelmin kërkesave të socialistëve të bazës. Po ashtu “standard” mëson se e njejta situatë rebelimi ka ndodhur edhe në Skrapar, ku socialistët kanë shprehur kritika të forta për mënyrën se si PS po e zhvillon këtë fushatë dhe për njerëzit e angazhuar.  Madje mësohet se në këto takime është pohuar me hidhërim se: “Me këto njerëz pa shtyllë kurrizore dhe pa asnjë kontribut do e ktheni PS-në forcë të tretë në Berat”.

Qarku i Beratit nxjerr në këto zgjedhje 7 mandate, nga ku LSI përmes drejtuesit të saj politik Ardit Çela ka siguruar se do të sigurojë 3 mandate. Ndër emrat e tjerë të LSI-së në Berat janë Blenard Nonaj, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj. Nonaj është me profesionin mjek dhe një ndër njerëzit më të vlerësuar në zonën e Skraparit. Ndërsa Sinaj ka qenë më parë kryetari i bashkisë Beratit me një mbështetje të gjerë të votuesve të qytetit.

Ndërkaq PD po punon fort për mandatin e dytë e ndërsa Rilindja me shumë mundësi përfundojë me vetëm dy mandate nga 4 që mori në 2017-ën. Me njerëz të shitur, që shkojnë pas përfitimit dhe harrojnë  njerëzit e thjeshtë dhe mendojnë vetëm për karrigen, shanset e triumfit janë fare afër zeros. Kjo po ndodh me PS-në në Berat, ku krahas votës kundër të atyre që janë shtypur e nëpërkëmbur nga qeveria në këto vite, janë shtuar së fundmi edhe socialistët realë, të cilët e ndajnë PS-në nga Rilindja. Mungesa e mbështetjes së bazës socialiste në Berat ndaj kandidatëve të përzgjedhur nga Rama me siguri do krijojë humbjen më të thellë që PS ka siguruar në këtë qark në këto 30 vite.

Marrë nga: standard.al 

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas