Shëndeti

Recetë për dobësim dhe rënie nga pesha




               Publikuar në : 11:25 - 14/03/19 |
mapo.al

Shtimi i dhjamit në organizëm është pasojë e ushqimit të tepruar. Nuk duhet të merrni më shumë kalori se sa harxhon trupi. Energjia e tepruar grumbulohet në indin dhjamor.


Gjendra tiroide aktivizon dhe pengon ndërrimin e lëndëve, duke rregulluar shpejtësinë e djegies së lëndëve ushqimore.

Në pakësimin e hormoneve tiroide, organizmi prodhon dhe depoziton dhjamë, kur është ushqim i tepruar që nuk shfrytëzohet.

Medikamentet që përdoren për pakësimin e oreksit kanë efekte tëpërkohshme. Ato nuk kanë efekte në mënyrë të drejtpërdrejtë në pakësimin e dhjamit në organizëm.

Lufta kundër dhjamosjes bëhet me lëvizje, stërvitje, gjimnastikë dhe dietë. Dhjamosja dëmton zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Nga zhdukja e shtresës dhjamore nuk dëmtohet njeri, por ajo duhet të kryhet me masë dhe nën kujdesin e mjekut.

Kura kundër dhjamosjes duhet të kryhet në planë të caktuara, pa hezitime dhe abuzime. Për këtë duhet të bëhet pakësim i sasisë së ushqimit, sasisë së lëngjeve, kripës së gjellës, të rregullohet dalja jashtë, të përdoren zarzavate, patate në vend të bukës, mish etj.

Zhdukja e dhjamit mund të kryhet edhe në mënyrë të shpejtë, por gjithnjë nën kontrollin e mjekut. Për këtë i sëmuri ushqehet disa ditë në javë vetëm me qumësht. Zakonisht, njeriu i shëndoshë është më i shkurtër se ai me peshë normale.

Përveç kësaj, dhjamosja shkakton sëmundjen e arteriosklerozës, sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë, sëmundjen e sheqerit etj. Krahas bimëve mjekësore që do t’i përmendim më poshtë duhet të ndiqet me rigorozitet të madh kjo dietë ushqimore në çdo vakt.

Mëngjesi:

150 ml qumësht, 1 lugë kafeje gjalp, 20 gr bukë. Hani në orën 11:00 një vezë të zier pak.

Dreka:

100 gr mish, 20 gr bukë, 200 gr perime të freskëta dhe 100 gr fruta. Në orën 17:30-18:30 konsumoni 100 gr qumësht dhe 100 gr fruta.

Darka:

250 gr qumësht ose kos, 20 gr bukë dhe 200 gr perime të freskëta.

1. Merrni 2 kokrra patate të ziera të bërë pure. Në të hidhni 3 thelpinj hudhra të grira dhe të copëtuara me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë të hollë gjelle. I përzieni së bashku dhe kjo hahet si dietë çdo darkë.

Gjatë ditës duhet të kufizoni ushqimet me yndyrna, sa më pak bukë, brumërat dhe ëmbëlsirat. Kjo dietë është efikase për njerëz të majmë, pra të shëndoshë. Kjo dietë vazhdon 1-2 muaj rresht.

2. Dieta e dobësimit mund të bëhet edhe njëherë në javë. Ditën e parë të javës hahen gjysëm kg mollë tërë ditën, por nuk duhet të hahet ushqim tjetër. Dita e dytë e deri në ditën e gjashtë hahet bukë vetëm 1 herë në drekë dhe gjellrat duhet të jenë të payndyrshme. Kurse mollë prej ditës së dytë e deri në ditën e gjashtë hahen 2 herë në ditë nga 200 gr. 1 herë në mëngjes esëll dhe 1 herë në mbrëmje vonë. Kjo quhet dietë shkarkuese.

Dieta njëditore/ Merrni 5 mollë mesatare, 1 karotë, 1 gotë dhallë, 1 lugë gjelle me lëng limoni, 1 lugë gjelle me lëng të trashë vishnje, 1 gotë ujë me çaj nga lule basani, si dhe 1 gotë mesatare me ujë mineral.

Mëngjesi: qërohet 1 mollë, imtësohet dhe futet në dhallë.

Paradreka: vetëm 1 mollë.

Dreka: 1 gotë ujë dhe 60 gr oriz, 1 mollë e cila qërohet, imtësohet dhe futet të ziejë me orizin për 10 min. Për shije i hidhet pak lëng limoni.

Pasdreka: vetëm 1 mollë.

Darka: nolla qërohet me 1 karrotë dhe imtësohet në makinën e mishit ose në rende. I fusni 1 lugë vaj ulliri, pak lëng limoni si dhe 1 filxhan lëng të trashë nga luleshtydhja.

Të nesërmen, duhet të pini sa më tepër çaj nga bimët mjekuese (lule basani), ujë mineral, si edhe të lëvizni dhe të shëtisni sa më tepër 2-3 herë në ditë.

3. Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle me rrënjë të thara e të grimcuara çirokeje. I zieni mbi 30 min dhe e kulloni. Pini nga 1 filxhan çaji të ëmbëlsuar. Kura vazhdon deri në normalizimin e gjendjes.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas