Gjigandi i pijeve energjike, Red Bull, ka bashkuar forcat me britanikët e Aston Martin për të prodhuar atë që mund të jetë një nga makinat më të shpejta në botë.
Bëhet fjalë për modelin AM RB 001.
Makina do të startojë nga viti 2018 si seri e vogël.
Numri i saktë i makinave që do prodhohen nuk dihet ende, por mendohet se do jenë diçka më pak se 150.
Edhe çmimi nuk dihet ende, por thuhet se do jetë diku tek 3.5 milionë euro.
Dizajni i makinës vjen nga legjenda Adrian Newey.
Makina do ketë 1 mijë kuaj fuqi dhe do arrijë shpejtësinë mbi 350 kilometra në orë.