Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana pëlqehet tmerrësisht shumë nga femrat. Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë e bën realisht Lorikun kaq tërheqës? Nëse jo, ish-futbollisti Redi Jupi e ka një përgjigje.
I ftuar në “Mos i fol shoferit”, Redi u pyet nga moderatorja Rudina Dembacaj se përse vajzat “vdesin” për Lorik Canën dhe përgjigja e Redit ishte kjo: “Loriku është futbollist i mirë, djalë simpatik dhe i edukuar. Të kesh një nga këto dhe ke disa femra në krah, po t’i kesh të treja pastaj…”