Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Reeker nga Ohri: Integrimi europian të ecë përpara

by mapo.al
02/07/2021
in Aktualitet, Politika, Rajoni
0

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut vazhdoi sot Konferenca Ndërkombëtare “Prespa Forum”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shteteve nga rajoni, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Në ditën e dytë të këtij forumi po merr pjesë edhe ushtruesi i detyrës së ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.



Diplomati i lartë amerikan u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin bisedoi për “forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, thuhet në një njoftim të kabinetit të presidentit maqedonas.

“Anëtarësimi në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe Bashkimi Evropian duhet të gjejë një mënyrë për të vlerësuar atë që është bërë deri më tani dhe të mundësojë zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vend”, tha Pendarovski në takimin me diplomatin amerikan, Philip Reeker.

Reeker, në anën tjetër, tha se beson se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, ndërsa Marrëveshjen e Prespës tha se e sheh si shembull se si përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura mes shteteve.

“Maqedonia e Veriut është në rrugën për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE. Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë. Ne ia kemi bërë të qartë Qeverisë bullgare, si dhe një numri të anëtarëve të BE-së se ky proces duhet të ecë përpara… Por, ne kemi besim se kjo do të ndodhë. Diplomacia mund të sjellë një ndryshim të madh, duke ndihmuar vendet të gjejnë mënyra për t’i zgjidhur problemet dhe për të bërë përparim”, tha Reeker.

“Shikoni se çfarë do të thotë Marrëveshja e Prespës, në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë dhe më gjerë me marrëdhëniet në rajon. Për këtë po flet edhe presidenti [i SHBA-së, Joe] Biden, kur thotë se duhet të përqendrohemi në përdorimin e institucioneve dhe të diplomacisë për të bërë përparim. Ka sfida të mëdha në botë dhe askush nga ne, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk mund t’i zgjidhë ato vetë. Ne duhet t’i zgjidhim me miqtë, partnerët dhe aleatët”, tha Reeker për mediat në Ohër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të forumit të Ohrit, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndërsa paraprakisht me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Në forum merr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic. Bashkëpunimi dhe raportet e mira ndërfqinjësore janë tema e konferencës dyditore ndërkombëtare “Prespa Forum”.

Në ditën e parë të forumit, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, shprehu dëshpërimin e tij që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të nisin negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, gjë që, sipas tij, mund të rrisë skepticizmin, por edhe mund të minojë rolin e SHBA-së dhe Evropës në sigurinë dhe integrimin e rajonit. Palmer shprehu zhgënjimin edhe për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Tags: Integrimi EuropianOhërPhilip Reeker

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Arrestohet ideologu kryesor i “Agimit të Artë”

Arrestohet ideologu kryesor i "Agimit të Artë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In