Arkiva 2

Reforma, krerët e partive kandidatë vetëm në një zonë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 02/02/12 |
mapo.al

Fejzi Braushi






Komisioni i Reformës Zgjedhore ka gati kapitullin e dytë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Bëhet fjalë për kapitullin IV ose atë që përcakton rregullat e regjistrimit të subjekteve zgjedhore, ku duket se dy forcat e mëdha, të detyruara edhe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, kanë vendosur të lehtësojnë procedurat dhe rregullat për partitë e vogla që nuk kanë mandate në Kuvend. Në amendamentet e përgatitura dhe që i janë shpërndarë dje anëtarëve të komisionit, parashikohet që të ulet numri i firmëtarëve që duhet të marrë një subjekt zgjedhor që nuk është i përfaqësuar në Kuvend, ndërsa nuk do të jetë më e nevojshme që firmat e marra të jenë dhe të noterizuara siç edhe ka qenë deri më tani. Gjithashtu rregullohet edhe çështja e respektimit të kuotave të barazisë gjinore, ndërkohë që tentohet t’i jepet zgjidhje çështjes së kandidimit të personave që zotërojnë poste publike, duke i ndaluar ata të regjistrohen pa dhënë më parë dorëheqjen.


Firmat







Partitë politike apo kandidatët e pavarur do ta kenë më të lehtë të regjistrohen në garën e ardhshme elektorale. Kjo gjithmonë nëse Kuvendi do të miratojë ndryshimet e paraqitura nga grupi i ekspertëve për kapitullin IV të Kodit Zgjedhor. Kjo pasi me ndryshimet e paraqitura liberalizohet deri në një farë mase procedura e regjistrimit të atyre subjekteve që nuk kanë përfaqësues në Kuvend. Më konkretisht, ndryshimi i propozuar parashikon që “Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5000 zgjedhës në shkallë kombëtare”. Ndërkohë që Kodi aktual kërkon jo pak, por plot 10 mijë firma.Poashtu është ulur edhe numri i firmëtarëve që duhet të mbështesin listën e partive të koalicionit, duke zbritur nga 15 mijë që është aktualisht në vetëm 7 mijë. Por ajo që duket se lehtëson më shumë këtë kategori subjektesh është heqja e detyrimit për t’i paraqitur firmëtarët para noterit, pasi një gjë e tillë kërkonte një sforco të madhe financiare. Megjithatë, edhe në këtë drejtim nuk bëhet ndonjë lëshim i madh, pasi sërish firmëtarët duhet të paraqiten individualisht pranë KQZ-së për të bërë deklaratën e mbështetjes së një subjekti zgjedhor. “Zgjedhësit depozitojnë në mënyrë individuale nënshkrimet e tyre për mbështetjen e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish apo për partitë dhe koalicionet. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, nënshkrimet depozitohen përpara KZAZ-së. Bashkë me nënshkrimet, zgjedhësit depozitojnë edhe fotokopje të letërnjoftimit të vlefshëm. Zgjedhësi duhet të jetë i regjistruar në zonën zgjedhore përkatëse” – thuhet në këto amendime. Por përveç këtyre lehtësirave, në Kodin e ri duket se do të hiqet mundësia që krerët e partive të kandidatojnë njëherësh në disa zona zgjedhore, pra të vënë emrin në disa lista shumëemërore.




Nëpunësit



Një prej ndryshimeve të paraqitura, për të cilin duket se nuk është gjetur konsensusi, është ai që detyron nëpunësit e lartë të administratës publike që të kandidojnë pa hequr më parë dorë nga detyra që mbajnë. Kështu, propozimi në fjalë përcakton se “Nuk mund të regjistrohet si kandidat, pa hequr dorë nga detyra, nëpunësi civil i nivelit të lartë drejtues, drejtuesit e institucioneve qendrore  dhe enteve publike që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil dhe zyrtarët e tjerë të cilëve u ndalohet me ligj aktiviteti politik gjatë ushtrimit të detyrës. Për nëpunësit e tjerë civilë zbatohet masa e pezullimit nga detyra sipas ligjit”. Gjithashtu me këto ndryshime i jepet zgjidhje dhe regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie të Tiranës si dhe këshilltarë të kësaj bashkie, duke përcaktuar në mënyrë të qartë se kjo bëhet në KQZ. Në këto ndryshime tentohet t’i jepet një zgjidhje edhe çështjes së kuotave të barazisë gjinore dhe më konkretisht përfaqësimit të grave në lista, duke përcaktuar se “Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini. Ndërkohë që Kodi aktual përcakton një lloj tjetër formulimi dhe më sakt “Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini”. Me anë të këtyre amendamenteve ndryshojnë dhe një sërë afatesh që kanë të bëjnë me regjistrimin e partive dhe kandidatëve në zgjedhje. Kështu kalon nga 45 ditë në 60 ditë afati i regjistrimit të koalicioneve dhe nga 60 ditë në 70 ditë afati i regjistrimit të partive politike. Po ashtu ndryshon nga 40 në 50 ditë afati i paraqitjes së listës së kandidatëve për zgjedhjet.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas