Aktualitet

Reforma në Drejtësi, ambasadorja gjermane: Histori suksesi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:40 - 02/04/19 |
mapo.al

“Reforma në Drejtësi është një histori suksesi, për të cilën Shqipëria mund të krenohet. Sidomos procesi i vetting-ut, i cili mesa duket është unikal në të gjithë botën, forcon besimin në shtetin e së drejtës dhe mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si destinacion investimi. Ai më është mburrur edhe nga sipërmarrës gjermanë. Nga këndvështrimi i ekonomisë gjermane, këto reforma duhet të vazhdojnë medoemos”.


Kështu përgjigjet ambasadorja gjermane, Susanne Schutz në një intervistë për Monitor, e pyetur për vlerësimin e saj në ecurinë e reformës në drejtësi dhe se sa do ndikojë në klimën për të bërë biznes, si dhe tërheqjen e investimeve të duaja.


Megjithatë, Schutz ndau shqetësimin se sipërmarrjet gjermane, pra ato potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët, p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu, marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi.



Schutz thotë se marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë e Gjermanisë janë më të ulëta në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, pasi këto të fundit kanë pasur lidhje më të hershme me shtetin perëndimor. Ajo shton se sektorët kryesorë ku investitorët gjermanë kanë shprehur interes janë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve.


E pyetur gjithashtu për ndikimin e situatës politike në biznes dhe interesin e sipërmarrëve gjermane për të investuar në Shqipëri, Schutz thotë se investitorë potencialë gjermanë shohin pamje të gurëve fluturues, koktejeve molotovë dhe gazit lotues. Sipas saj, Opozita ka përgjegjësinë të drejtojë diskursin politik në mënyrë paqësore.


Si do ta vlerësonit ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe sa prisni të ndikojë ajo në klimën për të bërë biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja?
Reforma në Drejtësi është një histori suksesi, për të cilën Shqipëria mund të krenohet. Sidomos procesi i vetting-ut, i cili mesa duket është unikal në të gjithë botën, forcon besimin në shtetin e së drejtës dhe mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si destinacion investimi. Ai më është mburrur edhe nga sipërmarrës gjermanë. Nga këndvështrimi i ekonomisë gjermane, këto reforma duhet të vazhdojnë medoemos.

Sa po ndikon situata e fundit politike në klimën për të bërë biznes në vend dhe interesin e sipërmarrësve gjermanë për të investuar në Shqipëri?
Natyrisht që edhe në mediat gjermane raportohet për situatën e politikës së brendshme në Shqipëri dhe konfrontimet e dhunshme në protestat e organizuara nga partitë opozitare. Investitorë potencialë gjermanë shohin pamje të gurëve fluturues, koktejeve molotovë dhe gazit lotues. Pikërisht, edhe për të mos dëmtuar Shqipërinë si destinacion investimi, mendoj se edhe opozita ka përgjegjësinë të drejtojë diskursin politik në mënyrë paqësore dhe në institucionet e parashikuara në Kushtetutë për këtë, d.m.th para së gjithash në Parlament.


Etiketa: , ,

Pas